Policia njofton për një numër të madh aksidentesh dhe gjobash në trafik

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë raportuar 43 aksidente trafiku, transmeton IndeksOnline.
Aksidentet kanë ndodhur në rajone të ndryshme ndërsa me të gjitha është marrë policia e trafikut.
Sipas policisë, 15 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 28 me dëme materiale.
Ndaj të gjithë pjesëmarrësve në trafik që kanë shkelur rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptuar 2 416 gjoba kundërvajtëse./IndeksOnline/