Kryemadhi mbërrin në GJKKO: Paraqitem përballë një sistemi drejtësie të kastruar

Teksa pritet të nisë seanca gjyqësore për ish-presidentin Ilir Meta dhe të akuzuarit e tjerë, në GJKKO ka mbërritur edhe Monika Kryemadhi.
Përpara mediave, Kryemadhi deklaroi se po përballet me një sistem të kastruar.
Mes të tjerash, ajo tha: “do shohim si i kanë fytyrat, a e përballojnë dot”.
Ky është prononcimi i plotë i saj:
“Po shkoj sot të paraqitem përballë një sistemi drejtësie të kastruar. Për të treguar se kush e ka shpërndarë dosjen në media që hapur cenon procesin hetimor.
Për të kuptuar që drejtësia e Edi Ramës nuk është ajo që kanë kërkuar shqiptarët, por drejtësia e propagandës së Edi Ramës. Do të shohim fytyrat si i kanë nëse do t’i përballojnë dot ose jo”, u shpreh ajo.