75 Mall Live Search
10:43 / E Mërkurë, 23 Tetor 2024 / G T

Shkruhet historia në NBA, LeBron James me djalin e tij bëhen dyshja e parë që luajnë së bashku

Mbrëmë ka filluar sezoni i ri i NBA dhe menjëherë në fillim të sezonit është shkruar historia.

Lebron James dhe djali i tij Bronny James, bëhen dyshja e parë babë e bir që luajnë në një skuadër së bashku, gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë, shkruan IndeksOnline.

“King James”, në ktë ndeshje ka shënuar 16 pikë, rrëmbeu pesë kërcime dhe regjistroi katër asistime në pak më pak se 35 minuta veprim.

Ndërsa djali i tij Bronny, i cili u zgjodh nga skuadra nga Kalifornia në raundin e dytë të draftit në qershor, luajti pak më shumë se dy minuta e gjysmë në debutimin e tij dhe rrëmbeu të paktën një kërcim.

Bronny James, kujtojmë është zgjedhur nga Los Angeles Lakers, në NBA Draft që u zhvillua në verë.

Ndeshjet e para të NBA, u luajtën mbrëmë me Lakers që mposhtën Minnesota Timberwolves me rezultat 103-110 dhe kampioni në fuqi, Boston Celtics që mposhti New York Knicks me rezultat 109-132./IndeksOnline/