75 Mall Live Search
15:37 / E Mërkurë, 23 Tetor 2024 / A. M.

Drejtori i pandalshëm nga Ferizaj pret në takim komandantin e KFOR-it italian

Në kuadër të bashkëpunimit në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, Drejtori Rajonal i Policisë Nënkoloneli Faton Pllana priti në takim Kolonel Rocco Mundo nga Komanda Rajonale-Perëndim e KFOR-it italian.

Gjatë këtij takimi Drejtori Rajonal Pllana e njoftoi Kolonel Rocco Mundo për situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi të jetë e qetë dhe për disa aktivitete që policia rajonale i ka ndërmarrë në parandalim të incidenteve dhe aksidenteve në rajon.

Po ashtu u diskutua edhe për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet policisë rajonale të Ferizajt dhe forcave të KFOR-it italian me qëllim të ruajtjes së sigurisë së përgjithshme në rajon.

Me respekt.