Von der Leyen mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama

Von der Leyen, nis sot turin e përvitshëm të vizitave, në disa vende të Ballkanit Perëndimor.
Ajo aktualisht po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama dhe 60 minuta më pas do të dalin përpara media në një konferencë për shtyp.
Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen rreth orës 17:00 do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Kolegjit të Europës, raporton TopChanel.
Ursula von der Leyen e gjen Shqipërinë në këtë vizitë, me një hap të avancuar drejt BE, pas Konferencës së dytë ndërqeveritare dhe çeljes së kapitullit të parë disa ditë më parë në Luksemburg.
Në të fundit vizitë në Tiranë atë të 15 Tetorit të vitit të shkuar, Ursula von der Leyen gjatë Samit të Berlinit, shpalosi planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor përmes një pakete 6 miliard Euro./Indeksonline/