MAPL i vlerëson të kundërligjshme shtëpizat në “Xhorxh Bush”, projekt i kryetarit Rama (Dokument)

Vendimi i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për dhënien në shfrytëzim të shtëpizave në sheshin “Xhorxh Bush” një ndërmarrjeje komunale, është shpallur i jashtëligjshëm nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal .
MAPL ka vlerësuar se ky akt është në kundershtim me legjislacionin në fuqi.
“MAPL konstaton se vendimi Nr. 14.020/04.129312/24 nuk përmban në preambulë Rregulloren nr. 01-463/01-227577/23 për përcaktimin e procedurave dhe formave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës për më pak se një vit të datës 1.12.2023, akt me të cilin kryeqyteti i Republikës së Kosovës/Prishtinë ka përcaktuar ‘procedurë të brendshme për dhënien në shfrytëzim të pronës më pak se një vit’ si dhe neni 6 i vendimit që ka përcaktuar se ‘hyrja në fuqi realizohet në momentin e nënshkrimit të tij’ duke anashkaluar dërgimin e aktit të autoritetit mbikëqyrës për shqyrtimin e ligjshmërisë është në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, nenin 80”, thuhet në arsyetim.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kërkon nga kryetari Rama dhe Kuvendit Komunal që të ndërmarrin veprimet që brenda afatit ligjor të rishqyrtojë aktin dhe dhe të harmonizojë me legjislacionin në fuqi, kpnform mandatit që kanë si organe komunale.