Liverpuli vazhdon me fitore në Champions, mposht edhe Leipzigun

Liverpuli edhe njëherë e ka dëshmuar se është një nga skuadrat më të mira në botë këtë sezon.
“Redsat” kanë arritur një tjetër fitore në Ligën e Kampioneve, e treta radhazi, shkruan IndeksOnline.
Skuadra e drejtuar nga Arne Slot, mposhti në udhëtim Red Bull Leipzigun, me rezultat 0-1.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi darwin Nunez, në minutën e 27-të.
Liverpuli renditet e dyta në tabelen e Championsit me 9 pikë, ndërsa Leipzig edhe pas tre ndeshjeve nuk ka asnjë pikë./IndeksOnline/