Reagimi i Prishtinës për Edon Zhegrovën: Njëherë plis, gjithmonë plis!

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, mbrëmë shënoi një gol të bukur në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madrid.
Pas ndeshjes, Zhegrova festoi me flamurin e Shqipërisë dhe një plis në dhomat e zhveshjes në stadiumin “Metropolitano”, shkruan Indeksonline
Pasi postoi foto me plis, skuadra e Prishtinës ka reaguar në rrjetet socaile.
“Njëherë plis, gjithmonë plis”, shkruhet në postimin e klubit kosovar.
Kujtojmë që Edon Zhegrova kishte luajtur te Prishtina kur ishte i ri dhe tani po ka sukses të madh me fanellën e Lillet./Indeksonline/