75 Mall Live Search
19:43 / E Enjte, 24 Tetor 2024 / mp

Hapja e një kanali në arat e një qytetari, bëhet “mollë sherri” në një fshat të Shtimes

Hapja e një kanali në fshatin Koshare në lagjen Lubovc të Komunës së Shtimës mund të bëhet “mollë sherri“ për një konflikt pronësor.

Selim Shabani, pronari i tokave ku komuna ka vendosur të hapë kanalin nuk po pajtohet me këtë veprim.

Sipas tij ky kanal do të ia pamundësoi lëvrimin e arave. Ai e ka fajësuar hoxhën e një fshati tjetër, Muzeqinë, Burim Bibaj i cili sipas tij ka ndikuar në komunë që ky kanal të kaloj kah arat e familjes së tij.

Shabani ka thënë për IndeksOnline se këtë punë nuk do ta lejë me kaq. Përveç se do të paraqes rastin në organet e drejtësisë, ai ka thënë se do të merret me këtë çështje edhe personalisht.

Indeksonline e ka kontaktuar Hoxhën Bibaj.

Ai ka thënë se për këtë çështje duhet ti drejtoheni Komunës së Shtimes.

Nga Komuna e Shtimës për IndeksOnline, kanë thënë se në përputhje me kërkesat e banorëve që kanë për toka bujqësore, aktualisht po punohet në hapjen e kanalit atmosferik prej 1200m në Muzeqinë.

Projekti është në fazën e implementimit dhe se Komuna e Shtimes ka njoftuar se merr përsipër të gjitha dëmet eventuale që mund të ndodhin gjatë këtij procesi./IndeksOnline/

Më poshtë intervista e plotë: