Jasir Asani në formacionin e javës në AFC Champions League

Jasir Asani ishte padyshim protagonisti kryesor në fitoren që ekipi i tij Gwangju fitoi në shtëpi përballë Johor. Sfida e vlefshme për javën e 3-të të Champions League-s aziatike, përfundoi 3-1.
Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare ai që shënoi dy supergola për të tijët. Të parin e shënoi në minutën e 3-të, teksa të dytin në të 6-tën. Sigurisht që performanca e shqiptarit nuk kishte si të kalonte pa u shpërblyer.
🎥 𝗛𝗜𝗚𝗛𝗟𝗜𝗚𝗛𝗧𝗦 | 🇰🇷 Gwangju FC 3️⃣-1️⃣ Johor Darul Ta'zim 🇲🇾
— #ACLElite | #ACLTwo (@TheAFCCL) October 23, 2024
Jasir Asani’s heroics keep Gwangju FC on top in the #ACLElite East Zone!
Match Report 🔗 https://t.co/rydrIh9e6y#ACLElite | #GWAvJDT pic.twitter.com/kIc3c1uzFn
Mëngjarashi është bërë pjesë e 11-shes më të mirë të këtij raundi të Champions League. Pra, Asani është në formacionin më të mirë të javës. Sulmuesi nga Shkupi ndodhet aty krah kampionit të Euro 2024, Joan Laporte.
