75 Mall Live Search
10:04 / E Premte, 25 Tetor 2024 / k.v

Vendosja e kryqit në Podujevë, policia nis hetimet (Foto)

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vendosjen e një kryqi në Bajçinë të Podujevës, transmeton IndeksOnline.

Persona ende të panjohur dje kanë vendosur një kryq gjigant afër disa varrezave të fshatit, ndërsa kjo ka alarmuar menjëherë banorët e zonës.

Rasti është denoncuar menjëherë në polici e cila ka intervistuar një person ndërsa me urdhër të prokurorit, rasti është hapur “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

 “Lidhur me rastin e lartcekur është intervistuar një mashkull kosovar, po ashtu është informuar edhe prokurori kompetent dhe rasti i nënshtrohet procedurave përkatëse policore për hetime të mëtejme”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/