Kelmendi u kërkon kryeprokurorëve që rastet e lidhura me bashkëpunim juridik ndërkombëtar të trajtohen me prioritet

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.
Bëhet e ditur se në këtë takim u fol për çështjet penale që ndërlidhen me bashkëpunimin juridik ndërkombëtar.
Kelmendi ka kërkuar që këto raste të trajtohen me prioritet për të ngritur edhe imazhin e Prokurorit të Shtetit, karshi partnerëve ndërkombëtarë.
“Një çështje tjetër me rëndësi që u diskutua në këtë takim ishte edhe aplikimi procedurave alternative, si procedura efikase dhe produktive për zgjidhjen e rasteve penale nga ana e prokurorëve të shtetit, aplikimi i të cilave do të ndikoj në uljen e rasteve penale, zvogëlimin e kostos shtetit dhe palëve në procedurë, si dhe ekonomizimin e kohës”, thuhet në njoftim./Indeksonline/