75 Mall Live Search
20:17 / E Premte, 25 Tetor 2024 / MSH

Osmani dhe Orav flasin për rrugën evropiane të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Në prag të vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Orav diskutuan për rëndësinë e kësaj vizite.

Pas miratimit të agjendës së reformave të Kosovës nga ana e Komisionit Evropian, presidentja Osmani vlerësoi se kjo do të ndihmojë Kosovën në zhvillimin socio-ekonomik dhe zhvillimin tutje në përputhje me vlerat dhe objektivat e BE-së.

Në takim u diskutuan edhe një sërë temash që lidhen me rrugën evropiane të Kosovës.