Sulmi ndaj Muhaxherit, AKK: Akt i shëmtuar kundër rendit demokratik

Mëngjesin e sotëm, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, u sulmia fizikisht duke dalur nga një lokal.
IndeksOnline raportoi ekskluzivisht se kryetari i Pejës pësoi lëndime trupore, duke u goditur në kokë dhe këmbë, me ç’rast iu desh të marr edhe tretman mjekësor.
Lidhur me këtë ka reaguar drejtori i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi.
Në një prononcim për IndeksOnline, Ibrahimi deklaroi se AKK-ja e dënon ashpër aktin e dhunës të ushtruar ndaj kryetarit Muhaxheri.
“Aktet e tilla kundër përfaqësuesve të zgjedhur nga qytetarët është akt i shëmtuar dhe vjen nga individ apo grupe që janë kundër rendit demokratik në Kosovës.
Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon që institucionet kompetente të rendit dhe të drejtësisë të veprojnë menjëherë dhe akterët e këtij akti por edhe urdhërdhënësit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar” u shpreh Ibrahimi.
Kujtojmë se të dyshuarit për sulmin janë arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit u dërguan në mbajtje për 48 orë./IndeksOnline/