75 Mall Live Search
13:39 / E Shtunë, 26 Tetor 2024 / FR

Gazi merr përkrahje të madhe nga “ajka” e LDK-së: Skenarët e dhunës, të papranueshëm!

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka shkuar për vizitë bashkë me anëtarë të kryesisë së subjektit që drejton, kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit, pas sulmit fizik që e pati mëngjesin e sotëm.

Sekretari i LDK-së, Imri Ahmeti, ka publikuar fotografi të tyre kur shkuan për vizitë të Muhaxheri.

“Besojmë fuqishëm se dhuna nuk ka vend në demokraci. Skenarët e dhunës janë të papranueshëm”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Muhaxheri është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe të dyshuarit për rastin e tij janë arrestuar.