“Eksplodon” Faruk Statovci, tenton të sqarohet me gjyqtarët, ndalet nga policia (VIDEO)

Trajneri Faruk Statovci njihet për temperametin e tij në fushë dhe jashtë saj.
Ai sot pas përfundimt të ndeshjes Rilindja ’74 – Rahoveci, e cila u mbyll me barazim 3:3, ka shfaqur nervozizimin e tij ndaj gjyqtarëve, shkruan IndeksOnline.
Në një video të publikuar nga ”Tëvë1”, Statovci shihet duke shkuar në drejtim të gjyqtarëve për tu sqaruar.
Ai u ndal nga policia e Kosovës që ishte prezente në ndeshje, duke mos lejuar eskalimin e situatës.
Nuk dihet ende arsyet se pse Statovci ishte i nervozuar me gjyqtarët e kësaj ndeshje./IndeksOnline/