75 Mall Live Search
12:11 / E Diele, 27 Tetor 2024 / Gj. Sh

Malisheva dhe Drita në kërkim të tre pikëve, formacionet zyratre

Sot mbyllet java e 10-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Në program për ditën e sotme janë dy ndeshje mjaftë interesante, shkruan IndeksOnline.

Dy skuadrat të cilat po luftojnë për kreun e tabelës, Malisheva dhe Drita do të përballen mes vete në stadiumin ”Liman Gegaj” në Malishevë, më fillim nga ora 13:00.

Vendasit renditen në vendin e dytë me 17 pikë një më pak se lideri Ballkani.

Në anën tjetër ”Intelektualet” me 14 pikë janë në vendin e katërt, por kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Velii, Pira, Kryeziu, Prekazi, Veliu, Limaj, Ndjigi II, Ferati, Malikji, Hazrollaj, Bunjaku.

Drita: Maloku, B. Krasniqi, Bejtulai, Ovouka, Sheji, Dabiqaj, Broja, Selmani, Zulfiji, Tusha, Bl. Krasniqi.

/IndeksOnline/