Forca të shumta të policisë akoma në vendngjarje, hyrja e banesës e rrethuar me shirita (VIDEO)

Gjatë mbrëmjes së sotme ka ndodhur një ngjarje e rëndë që tronditi kryeytetin, ku një person u ther për vdekje me thikë nga vëllai i tij.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhëndësi i policisë Daut Hoxha, ku bëri të ditur se ngjarja fillimisht ka nisur si mosmarrëveshje mes dy personave e më vonë ka eskaluar në përleshje me thikë, me ç’rast një person ka ndërruar jetë.
“Me datë 27.10.2024 në ora 20:30, Policia në Prishtinë, ka pranuar informatën lidhur me një mosmarrëveshje në Rr.Tirana në Prishtinë. Sipas informacioneve fillestare qe kemi behet fjalë per nje mosmarrveshje mes ty personave, ku dyshohet se njeri ka goditur personin tjeter me nje mjet të mprehtë. Ekipa shendetsore ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Policia është duke u marr me rastin dhe hetime janë duke u zhvilluar nga njesitet kompetente per te sqaruar motivin apo rrethanat tjera që kanë quar deri te ky rast i rëndë”, ka thënë Hoxha.
Personi që theri vëllanë në Prishtinë, është duke u trajtuar në QKUK.
Në lidhje me këtë ngjarje ka dhënë detaje Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla,ku njoftoi se gjendja e tij aktualisht është stabile.
Indeksonline ka mësuar se bëhet fjalë për vëllëzërit, Auron Miftari dhe Gent Miftari.
Forca të shumta të policisë akoma në vendngjarje, tek hyrja e banesës e cila është rrethuar tërësisht me shirita.
Më poshtë mund të shihni pamje./Indeksonline/