Në pritje për ta fituar Topin e Artë, Rodri me paterica arrin në ceremoni

Rodri ka arritur në ceremoninë e Topit të Artë.
Futbollisti spanjoll pritet të fitoj çmimin e futbollistit më të mirë të vitit 2024, shkruan IndeksOnline.
Edhe pse i lënduar ai është prezent në ditën më të madhe në karrierën e tij.
Rodri sezonin e kaluar fitoi titullin e Premirligës me Manchester Cityn dhe Kampionatin Evropian me Spanjën.
Mesfushori spanjoll ishte në garë të ngusht me Vinicius Junior, i cili kur mësoi se nuk do të jetë fitues i Topit të Artë, vendosi të mos merr pjesë në ceremoni./IndeksOnline
Rodri from @ManCity! #ballondor pic.twitter.com/ykF5QsNnul
— Ballon d'Or (@ballondor) October 28, 2024