75 Mall Live Search
09:33 / E Martë, 29 Tetor 2024 / L K

Thyhet depoja e Spitalit të Gjakovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona të panjohur kanë depërtuar në depon e Spitalit Rajonal të Gjakovës dhe kanë vjedhur shiringa dhe materiale mjekësore.

Të dyshuarit janë në arrati, ndërsa rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”.

“Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i Spitalit Rajonal të Gjakovës, ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në depon e objektit të spitalit dhe kanë vjedhur disa gjëra që shërbejnë për asgjësim të shiringave dhe materialeve mjekësore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell IndeksOnline.