75 Mall Live Search
10:46 / E Martë, 29 Tetor 2024 / mp

Turqi: Banka ia transferoi gabimisht 7 milionë dollarë, burri i ktheu se është “haram”

Një rast i çuditshëm ka ndodhur para disa ditësh në Turqi.

Një burrit, banka ia kishte transferuar gabimisht 7 milionë dollarë në llogari.

Ozkan Aydik, kur u zgjua mëngjesin e 23 tetorit u habit me atë se çka pa.

Ai kur e hapi aplikacionin bankar, për ta paguar obligimin e gazit, u çudit me shifrat.

Aydik, një punëtor i pastrimit i cili jeton në provincen e Golcukler, e njoftoi menjëherë bankën.

Mediat turke raportojnë se 42-vjeçari shkoi menjherë në zyrat e kësaj banke dhe ua sqaroi situatën atyre.

Burri në deklaratën e tij tha se “i ktheu paratë se është haram”, transmeton Klankosova.tv

Por, ai nuk mundi ta kuptonte se si ato para erdhën në llogarinë e tij.