Vlerat e larta të manganit në Badoc, përplasen në komision Musliu me deputetët e VV-së

Vlerat e larta të manganit në liqenin e Badocit, kanë qenë shkak i përplasjes së deputetëve të VV-së me deputeten e PDK-së, Ganimet Musliun, raporton Ekonomia Online.
Mbledhja e Komisionit për mjedis, ushqim, bujqësi, planifikim dhe zhvillim u mbyll nga kryetarja Fitore Pacolli, pas insistimit të deputetes së PDK-së që të jipte më shumë detaje për këtë çështje.
Fillimisht Musliu, bëri thirrje që uji të mos konsumohet dhe që Inspektorati… të inspektojë të gjitha lokale e gastronomisë që furnizohen nga ky liqe.
“Helmimi i ujit të Badocit me mangan, duhet të sensibilizohen qytetarët. Nuk mjafton një cisternë me u dërgue ujë qytetarëve. Të inspektohen restorantet, kafiteritë që shërbehen me ujin e Badocit. Ky ujë nuk shërben as për larje. Me i bë thirrje Inspektoratit… me inspekte që të mos përdorin qytetarët këtë ujë. Është shqetësim në pjesën e Matit dhe pjesët ku kanë kyçje në këtë ujë”.
Pas kësaj reagoi Pacolli, duke thënë se nuk kanë kompetencë që të flasin për cilësinë e ujit, por vetëm që qytetarët duhet që t’u adresohen thirrjeve të IKSHPK-së.
“Ne si komision nuk na takon që ta marrim përsipër cilësinë e ujit, IKSHPK-ja i njofton qytetarët. Na mundemi me ba thirrje por nuk jemi kompetentë me bë matje të përditshme. Qytetarët duhet ta kenë adresë IKSHPK-sël, e jo neve, na mundemi me nda thirrjen e institutit”.