75 Mall Live Search
13:12 / E Martë, 29 Tetor 2024 / Z S

Kurti: Kryemnistri nuk formon Asociacion…, ne si Kosovë e kemi një Asociacion të Komunave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe njëherë lidhur me çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka thënë se kryeministrat nuk formojnë Asociacion t Komunave dhe se ne tashmë e kemi një Asociacion të Komunave të Kosovës.

Kurti, ka thënë se ka ofruar gatishmërinë që të shkruajë draftin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por kjo, sipas tij, u refuzua nga ndërmjetësit

“Më duhet të them se unë kam ofruar ta shkruajë draftin por aty jam refuzuar dhe më është thënë se këtë duhet ta bëjë ekipi menaxhues, i kryesuar nga deputetja e partisë së Vuçiqit e cila thur lavde për kryekriminelin serb Milan Radojçiq. Unë kam shprehur gatishmërinë ta shkruaj draft statutin, mirëpo nga ana tjetër jam kryeministër i Republikës Demokratike dhe duke qenë kryeministër unë nuk formoj Asociacion… kjo duhet të bëhet nga komunat”, u shpreh Kurti.

Më tej kryeministri Kurti ka përsëritur kërkesën e Kosovës që terroristi serb Milan Radojçiq duhet t’u dërëzohet organeve të drejtësisë në Kosovë.

Kurti ka thënë se Serbia ka refuzuar që të nënshkruante marrëveshjen bazë./Indeksonline/