Bllokimi i llogarive të komunave, Murati: Ankesat janë në adresë të gabuar, është sulm politik ndaj Qeverisë

Ministri i Financave Hekuran Murati në një konferencë për media ka folur dhe për bllokimin e llogarive bankare, të disa prej komunave. Murati ka thënë se ankesat po bëhen në adresë të gabuar dhe se kjo çështje po përdoret për sulme politike ndaj qeverisë.
Sipas tij, llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore.
“Ankesat janë në adresë të gabuar dhe se ka tendencë që të kjo po bëhet për sulme politike ndaj qeverisë. Në vazhdimësi kemi parë nga eksponentë të Asociacionit të Komunave dhe nivelit komunal që të tentohet të bëhet bartja e fajit. Qeveria nuk bllokon llogari. Thesari është banka e komunave, që i njofton për veprimet që ndermerrën. Nuk ka bllokim të llogarive të tilla. Bllokimet bëhen nga përmbaruesit e formës së përerë të gjykatave, për pagesen e obligimeve të prapambetura. As tendencë politike nuk ka këtu ”, ka thënë Murati.