75 Mall Live Search
13:38 / E Martë, 29 Tetor 2024 / H F

Durim Bami kërkesë autoriteteve të Dubait: Mos më çoni në Shqipëri, 16 persona atje duan të më vrasin!

Durim Bami i kërkon autoriteteve të Dubait të mos ta dorëzojnë në Shqipëri.

Mbrojtësit e të shumëkërkuarit prej SPAK-ut i thanë gazetares së Top Channel Anila Hoxha, se Bami iu ka renditur autoriteteve në Emiratet e Bashkuara emrat e personave që sipas tij duan ta vrasin në Shqipëri.

Këta emra i kërkuari i ka marrë prej dosjes Metamorfoza ku protagonistë të krimit të organizuar bënin plane ta eliminonin. Bami u arrestua në Dubai teksa ishte nën shoqërinë e familjes si një i kërkuar prej SPAK-ut.

“Me rrezikohet jeta pretendon”, pretendon Durim Bami.

Unë nuk akuzohem për vrasje, ata që janë brenda apo në kërkim janë për vrasje”, ka pretenduar Durim Bami para autoriteteve të drejtësisë.