Vetura në ajër, pamje të reja nga aksidenti në Fushë- Kosovë

Fushë-Kosovë është tronditur nga një aksident i rëndë që ka ndodhur mesditën e sotme.
Katër vetura janë përfshirë në këtë aksident zinxhiror para semaforëve në Fushë-Kosovë.

Nga pamjet shihet se si një veturë ka përfunduar e kthyer në të dy anët e rrugës.
Mësohet se katër persona janë të lënduar nga kjo përplasje veturash./Indeksonline/
