Musliu: Prej që PDK-ja e ka kandidu për kryeministër Bedri Hamzën u mbyt duke i “ngrit” pagat qeveria

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Finacave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati kanë njoftuar se nga janari do të ketë rritje të nr të koeficientit.
Kurti e Murati kanë thënë në janar rritja do të jetë 55 euro e kjo do të ndodhë edhe në korrik.
Mirëpo me këtë nuk po pajtohet Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës.
Musliu ka thënë se Bedri Hamzës kanë fillu me ia pa hairin qytetarët ende pa e marrë zyrtarisht mandatin e kryeministrit.
” Bedri Hamzës kanë fillu me ia pa hairin qytetarët ende pa e marrë zyrtarisht mandatin e kryeministrit. Prej që Partia Demokratike e ka kandidu për kryeministër u mbyt duke i “rri” pagat qeveria. Ama qytetarët tash po numrojnë nëntor, dhjetor, janar, BEDRI HAMZA’’, ka thënë Musliu./Indeksonline/