75 Mall Live Search
14:27 / E Martë, 29 Tetor 2024 / Z S

Pranuan një videoincizim për shkelje rregullash në trafik, policia gjobit shoferin e autobusit

Polica e Kosovës ka gjobitur një drejtues të një autobusi pasi që ai kishte kryer një kundërvatje, duke bërë tejkalim në vijë të plotë.

Kjo pasi që në adresë të policisë kishte ardhur një videoincizim.

Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media, Policia e Kosovës.

‘’Më 24.10.2024, rreth orës 21:10, Policia e Trafikut Rajonal në Pejë ka pranuar një videoincizim ku shihet se drejtuesi i një autobusi në fshatin Dollc, Klinë, kishte kryer një kundërvajtje duke bërë tejkalim në vijë të plotë’’.

May be an image of ticket stub and text

Më tutje është bërë e ditur se shoferi është gjobitur në shumën prej 200 eurosh dhe me 2 pikë negative.

Ndërkaq është bërë e ditur se Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor./Indeksonline/