75 Mall Live Search
15:07 / E Martë, 29 Tetor 2024 / k.v

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Fushë Kosovë

Katër automjete janë përfshirë në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë, afër shkollës Mihail Grameno. Nga ky aksident lëndime trupore kanë pësuar tre persona.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar tre persona”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor./IndeksOnline/