75 Mall Live Search
16:51 / E Martë, 29 Tetor 2024 / MSH

FBK-ja publikon listën/ Këta janë basketbollistët e grumbulluar te “Dardanët” për ndeshjet e nëntorit

Selektorja e Kosovës në basketboll ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për të mbrojtur fanellat e “Dardanëve” në ndeshjet kualifikuese për Botërorin e 2027-tës.

Përmes një postimi, FBK-ja bëri të ditur se ndeshjet e nëntorit do të zhvillohen në Zvicër, më 21 nëntor, dhe Irlandë, më 24 nëntor.

19 basketbollistë do t’i bashkohen Kombëtares, që synon të korrë fitore në udhëtim, shkruan IndeksOnline.

Ekipit i është bashkuar Dominic Artis, teksa të gjithë basketbollistët e tjerë tashmë janë aktivë në ligën vendore.

Këto dy ndeshje do të jenë të parat për Kosovën nën direktivat e trajnerit të ri, Jean-Denys Choulet, pasi Rami Hadar dha dorëheqje nga Kombëtarja.

“Dardanët më 20 nëntor do të udhëtojnë drejt Bernës, ku do të publikohet lista me 12 lojtarë” bëhet e ditur në njoftim.

Kjo është lista e plotë:

May be an image of 15 people and text that says 'KCINEAE FIBA WORLDCUP 2027 2027 EUROPEAN PHE- QUALIFIENS LISTA E KOSOVES DOMINIC ARTIS STRASBOURG- FRANCE MALCOLM ARMSTEAD GOLDEN EAGLE YLLI JON ISMAJLI SIGAL PRISHTINA MUSAB MALA PEJA SAMIR ZEKIQI MIKAILE TMUSIC TREPÇA ARIAN OALLAKAJ GOLDEN EAGLE ERJON KASTRATI TREPÇA MUHAMEDALI JANJEVA SIGAL PRISHTINA DARDAN BERISHA PEJA RRON UKAJ PEJA VALON BUNJAKU BASHKIMI NORIK BINQE BORA ARTI HAJDARI PEJA GÉZIM MORINA GOLDEN EAGLEYLL MERITON ISMAILI BASHKIMI DARDAN KAPITI TREPÇA ELIOTPECI ELIOT PECI SIGAL PRISHTINA LIS SHOSHI GOLDENEAGLEYLLI GOLDEN EAGLEYLLI YLLI PERZGJEDHES: JEAN-DENYS CHOULET'