75 Mall Live Search
18:25 / E Martë, 29 Tetor 2024 / MSH

Abdixhiku tregon si do të jenë pagat me LDK-në, thotë se punonjësit do t’i kenë që në javën e parë të qeverisjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar rritjen e pagave që do të bënte që në javën e parë të qeverisë së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka publikuar listën e punonjësve publike me pagat aktuale të tyre, dhe si do të dukeshin ato me LDK-në, shkruan IndeksOnline.

“Me krizën e madhe të inflacionit, me rritjen e paprecedentë të çmimeve, të gjithë shërbyesit publik meritojnë paga të dinjitetshme nga shteti për të cilin punojnë.

Këto paga nuk i kanë sot! Këto paga do t’i kenë që nga java e parë e Qeverisë sonë!

Ky është dallimi!

Ky është ndryshimi!” shkroi Abdixhiku.

Kjo është lista e publikuar nga ai:

May be an image of text that says 'KOEFICIENTI 150 PAGAT PAGATSOT SOT PAGAT ME ν MESUES/E PAGAT ME LDK 616€ INFERMIER/E 671€ 6053 840€ POLIC/E 660€ 825€ 550€ F USHTAR/E हझি 605€ 616€ 750€ 671€ ZJARREFIKES/E 840€ 550€ MJEK I/E 605€ 750€ 814€ 869€ 1110€ LDK NDRYSHIMI po yen!'