Sulmues i momentit realizoi eurogol mbrëmë, Gyokeres po “çmend” top-klubet europiane

Skuadra e Sporting CP ka shënuar fitore 3:1 ndaj Nacional, duke u kualifikuar në gjysmë finale të League Cup në Portugali.
Edhe në këtë ndeshje më i miri në fushë ishte sulmuesi suedez, Viktor Gyokeres, që shënoi dy gola, shkruan Indeksonline
Golin e dytë të tij personal e realizoi nga gjuajtja e lirë, duke “bombarduar” portën e kundërshtarit.
26-vjeçari është duke bërë paraqitje mbreslënëse me fanellën e klubit portugez dhe tashmë shumë skuadra europiane kanë shprehur interesimin për të.
14 gola i ka të shënuara në të gjitha garat me Sportingun në 10 ndeshje, duke e bërë atë sulmuesin e momentit në Europë./Indeksonline/
VIKTOR GYOKERES OH MY GOD!!!😍🤯pic.twitter.com/LiIkkshmWA
— 𝗥𝘂𝘂𝗱’𝘀 𝗥𝗲𝗱𝘀 ✍🏼🇳🇱 (@RuudBalll) October 29, 2024