75 Mall Live Search
09:10 / E Mërkurë, 30 Tetor 2024 / L K

Çifti i famshëm i jep fund lidhjes pas tre vjetësh

Aktorët Channing Tatum dhe Zow Kravitz janë ndarë pas tre vjetës lidhje. Javën e kaluar, Zow u pa duke shëtitur në Nju Jork me shoqen e saj, aktoren Shailene Woodley dhe ajo nuk mbante unazë fejese në dorë.

Tatum dhe Kravitz u takuan në xhirimet e filmit “Blink Twice”, filmi i parë i Zows-it që drejtoi. Ata filluan të lidhen romantikisht gjatë verës së vitit 2021, ndërsa u fejuan në tetor të 2023.

Këtë verë ata disa herë treguan publikisht sa shumë të dashuruar që ishin.

Një muaj më parë, Channing finalizoi divorcin me aktoren Jenna Dewan , me të cilën u nda gjashtë vjet më parë. Zoë ishte e martuar më parë me Karl Glusman , dhe ata u divorcuan në vitin 2021./Indeksonline/