75 Mall Live Search
09:13 / E Mërkurë, 30 Tetor 2024 / MSH

Vërshimet në Spanjë/ Të paktën 13 persona humbin jetën

Të paktën 13 persona raportohet se kanë vdekur, pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e shiut në juglindje të Spanjës.

Ekipet e shpëtimit janë duke bërë përpjekje për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish, teksa presidenti i rajonit të Valencias, deklaroi se është e pamundur të caktohet një numër i saktë i të vdekurve, tani për tani, shkruan BBC-i, transmeton IndeksOnline.

Stacionet e radiove dhe televizioneve thonë se kanë marrë qindra thirrje për ndihmë nga njerëz të bllokuar në zonat e përmbytura.

Punonjësit e shërbimeve të urgjencës po përdorin dronë për të kërkuar të zhdukurit në komunën Letur, që është prekur keq nga këto vërshime.

Mediat lokale raportuan se dhjetëra njerëz në Valencia e kaluan natën të bllokuar në kamionë ose makina, si dhe në çati dhe ura, duke pritur për t’u shpëtuar.

Agjencia shtetërore e motit në Spanjë ka shpallur alarmin e kuq në rajonin e Valencias dhe nivelin e dytë më të lartë të alarmit në pjesë të Andaluzisë.

Përmbytjet kanë shkaktuar ndërprerje të transportit tokësor dhe dhjetëra fluturime të shtyra e të anuluara.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha në një postim në X se ai po ndiqte “me shqetësim” raportet e njerëzve të zhdukur.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha se është shumë i shqetësuar nga kjo situatë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të ndjekin këshillat e autoriteteve, duke rekomanduar shmangien e udhëtimeve të panevojshme.