75 Mall Live Search
09:48 / E Mërkurë, 30 Tetor 2024 / MSH

Nga konsumimi i tepërt i alkoolit, vdes një person në Mitrovicë

Një person ka ndërruar jetë në Mitrovicë të Veriut, pasi dyshohet të ketë konsumuar sasi të tepërt të alkoolit.

Sipas policisë, viktima dyshohet të ketë ndërruar jetë, më 26 tetor, shkruan IndeksOnline.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion” thuhet në njoftim të policisë.

Rasti është duke u hetuar nga organet relevante./IndeksOnline/