Nuk e fitoi “Topin e artë”, Vinicius Jr “çartet” në stërvitje me Real Madridin

Futbollisti i Kombëtares së Brazilit, Vinicius Jr është paraqitur në stërvitje me Real Madridin pasi dështoi ta fitonte “Topin e artë”.
Siç shihet në videon e publikuar në rrjetet sociale, Vini Jr u “çart” në stërvitje duke dribuluar bashkëlojtarët e tij dhe duke shënuar katër gola, shkruan Indeksonline
Vinicius Jr u dëshpërua shumë kur e kuptoi se ai nuk do të jetë fituesi i “Topit të Artë”, pasi këtë çmim të hënën në mbrëmje e fitoi mesfushori i Manchester Cityt dhe Spanjës, Rodri.
Sulmuesi brazilian nuk udhëtoi në Paris, pasi mori vesh që s’do jetë fituesi dhe përmes rrjeteve sociale paralajmëroi që së shpejti do t’i fitojë 10 çmime individuale.
Real Madridi ndeshjen e radhës e zhvillon të shtunën kundër Valencias në La Liga./Indeksonline/
— MadridismoSiempre (@HALA__MADRID33) October 29, 2024