Osmani në Katar, flet për politikat familjare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Doha të Katarit, ku mori pjesë në konferencën vjetore ndërkombëtare, të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Familjes.
Osmani ishte pjesë e panelit diskutues, ku midis tjerash u fol për vlerat e familjes dhe politikat mbështetëse për to, shkruan IndeksOnline.
“Ndava rrugëtimin e Kosovës dhe përkushtimin tonë për të mbështetur politikat që fuqizojnë familjet e reja dhe lartësojnë gratë. Në ditët tona më të vështira, familja ka qenë shkëmbi që ka mbajtur gjallë shpresën. Sot, familja mbetet shtylla që mbështet sukseset tona dhe çon përparimin përpara” u shpreh Osmani, pas takimit.
Pjesëmarrës në këtë konferencë ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Ky i fundit po zhvillon disa takime gjatë qëndrimit në Katar, që kanë të bëjnë me fushën e mbrojtjes dhe ushtrisë./IndeksOnline/