75 Mall Live Search
17:47 / E Mërkurë, 30 Tetor 2024 / Z S

Konjufca pranoi Raportin e Progresit: Do të ketë rol orientues për punën e Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Në këtë takim ai ka pranuar prej tij Raportin e Vendit, të vitit 2024 për Kosovën. 

 Ambasadori Orav theksoi se ky dokument vlerëson zhvillimet e ndryshme përgjatë periudhës raportuese dhe sfida për të ardhmen.

 Pasi falënderoi ambasadorin Orav për punën në përpilimin e raportit dhe angazhimin e BE-së në Kosovë, Konjufca u shpreh se angazhimi për avancim në drejtim të agjendës së integrimeve evropiane do të vazhdojë.

 Konjufca tha se ashtu si në periudhat e mëhershme, edhe ky raport do të ketë rol orientues në punën e Kuvendit të Kosovës dhe nënvizoi synimin për arritjen e objektivave të përcaktuara, të cilat do të ndiqet me përkushtim./Indeksonline/