75 Mall Live Search
19:36 / E Mërkurë, 30 Tetor 2024 / S Z

Pamje ekskluzive, momenti kur arrestohen brenda banesës dy vëllezërit Gashi

Si rezultat i punës disa mujore dhe hetimeve intensive të njësitit FIT dhe antidrogës në Pejë, në bashkëpunim dhe me njësitët tjera, sot janë arrestuar dy persona të dyshuar në lidhje me kultivim të substancës narkotike, që ishte kapur në një fshat të Klinës, në muajin gusht të këtij viti.

Indeksonline mëson se të arrestuarit janë vëllëzërit Faik dhe Gëzim Gashi.

Të njëjtit kanë kërcënuar dhe prokuroren Lumturije Hoxha dhe zëdhënësin e Prokurorisë Themelore në Pejë Shkodran Nikçi.

 Ndryshe me 10 gusht të këtij viti, në një fshat të Klinës, lidhur me rastin që tashmë është koduar si “Mirusha”, ishin gjetur dhe asgjësuar mbi 900 bimë narkotike të llojit marihuanë.