75 Mall Live Search
10:19 / E Enjte, 31 Tetor 2024 / S Z

Përfshihen nga zjarri disa lokale në Sllatinë, policia jep detaje

Në orët e para të mëngjesit të sotëm disa lokale në fshatin Sllatinë të Madhe,  janë përshirë nga zjarri. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Agron Borovci, ka thënë për Indeksonlinen, se zjarri kishte shpërthyer rreth orës 05:00 të mengjesit dhe se ai është lokalizuar. Borovci po ashtu ka thënë se aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit,  kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave që shkaktuan zjarrin.

“Rreth orës 05:00, është pranuar informata për një zjarr në disa lokale në fshatin Sllatinë e Madhe. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ftuar zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Deri tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve të konsiderueshme materiale. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci./Indeksonline/