75 Mall Live Search
08:05 / E Premte, 01 Nëntor 2024 / G T

Është njeri i madh, N’Golo Kante me gjestin e vitit në Arabinë Saudite

Skuadra e Al Ittihadit mbrëmë shënoi fitore minimale 1:0 në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite ndaj Al Ahli.

Një video është publikuar në rrjetet sociale ku shihet futbollisti francez, N’Golo Kante duke bërë gjestin e vitit, shkruan Indeksonline

Tifozët para ndeshjes hodhen në fushë disa qese plastike për shkak të koreografisë që shpalosën.

Ish-mesfushori i Chelseat para se të fillonte ndeshja mblodhi qeset dhe i largoi nga fusha edhe pse kjo nuk ishte detyra e tij.

Pak ditë më parë, Kante tregoi edhe pse ka shkuar në Arabi, duke thënë se synimi i tij është të fitojë të holla dhe t’u ndihmojë familjarëve të tij./Indeksonline/