75 Mall Live Search
10:32 / E Premte, 01 Nëntor 2024 / S Z

Haradinaj, homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, bashkë me të edhe deputeti i Vetëvendosjes

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, mëngjesin e sotëm ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 62-vjetorin e tij të lindjes.

Por  te shtatorja e Zahir Pajazitit ku qëndronte lideri i AAK-së me ekipin e  tij, u pa dhe një deputet i partisë në pushtet.

Ishte deputeti i Vetëvendosjes Gani Krasniqi, i cili kishte zgjedhur që të bënte homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit, së bashku me liderin e AAK-së dhe pjestarë të tjerë të kësaj partie.

Ndryshe Zahir Pajaziti u lind, më 1 nëntor 1962 në Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra heroikisht, më 31 janar 1997, në Pestovë të Vushtrrisë.

Bashkë me Zahir Pajazitin, u vranë edhe Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.