Ish-bashkëluftëtari kujton Zahir Pajazitin pak para rënies: Pimë çaj s’bashku

Ish-bashkëluftëtarët kanë kujtuar Zahir Pajazitin në datën që përkon me lindjen e tij. Një nga ta ishte edhe Lahi Brahimaj.
Ish-komandanti ka kujtuar kohën kur kishte pirë çaj me Zahirin, pak ditë para se binte heroikisht në luftën për liri.

“Sot përkujtojmë ditëlindjen e heroit Zahir Pajaziti.
Si anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kishim takime të rregullta. Herën e fundit e takova një javë para rënies së tij, ku ndamë çajin e përgatitur nga Nëna Azë.
Zahiri ishte njeri i veprimit dhe aksionit, duke i edukuar bashkëluftëtarët për më pak fjalë e më shumë veprime në favor të lirisë. Kujtimi i tij do të na frymëzojë përjetë”, shkruan Brahimaj në njoftim.