75 Mall Live Search
11:36 / E Premte, 01 Nëntor 2024 / Z S

Televizioni i kërkon falje Përparim Ramës për deklaratën për ‘’librat në kolonë’’

Televizioni T7 i ka kërkuar falje kryetarit të Komunës së Prishtinës në lidhje me një deklaratë të tij kur është pyetur për kolonat.

Ky televizion ka thënë se kjo deklaratë e Ramës në një nga emisionet e këtij televizioni është keqkuptuar.

E lidhur me këtë ka reaguar edhe vetë i pari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama ka thënë se asnjëherë, nuk kam thënë se në kolonë qytetarët duhet të lexojnë libra dhe asnjëherë, nuk kam thënë se qytetarët duhet t’i lënë veturat në kolonë dhe të ecin në këmbë.

Më tej Rama ka thënë se pavarësisht dëmit publik që më është shkaktuar si kryetar i kryeqytetit, unë e përgëzoj T7+ për korrektësinë, pranimin e gabimit dhe kërkimfaljen./Indeksonline/