75 Mall Live Search
15:58 / E Premte, 01 Nëntor 2024 / A. M.

Fati në aksion, e merr në parti një profesionist nga Ferizaj

Nismës Socialdemokrate i është bashkuar edhe një anëtar i ri. Kryetari Fatmir Limaj ka njoftuar se Burim Ugzmajli i është bashkuar partisë.

Kam kënaqësinë të prezantoj aderimin e ri në radhët tona, Burim Ugzmajli.

“Burimi jeton dhe vepron në Ferizaj, është një profesionist i shquar, ka përfunduar masterin e politikave të Bashkimit Evropian dhe ka mbi 20 vite përvojë në arsim. Ai sjell me vete një njohuri të thellë dhe një angazhim të palëkundur për zhvillimin e shoqërisë tonë”.

“Burimi do të kontribuojë me përkushtim në promovimin e vlerave tona dhe në forcimin e rolit të Nismës në proceset politik. E mirëpresim me gëzim dhe presim që së bashku të punojmë për një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarë e Ferizajit. Mirë se erdhe, Burim!”, shkroi ai në Facebook.