75 Mall Live Search
18:03 / E Premte, 01 Nëntor 2024 / MSH

Rafuna reagon pas gabimeve në raportin e ZKA-së, për buxhetin vjetor: Hajde shtet hajde!

Zyra Kombëtare e Auditimit njoftoi mbi vendimin për korrigjimin e raportit vjetor të auditimit për raportin vjetor financiar të buxhetit shtetëror për vitin 2023.

Sipas ZKA-së, është bërë lëshimi i një gabimi në faqen 42 të raportit.

Lidhur me këtë ka reaguar shefja e Asamblesë Komunale të Prishtinës, Jeta Rafuna, shkruan IndeksOnline.

Duke nënvizuar vendimin e ZKA-së, ku thotë se korrigjimi bëhet për shkak se të dhënat e raportit përmbajnë informata të mbetura nga raporti i 2022-tës, Rafuna shpreh habi.

“Hajde shtet hajde. Këtë nuk e besoj që e keni pa ndonjëherë në ato 20 vitet e kaluara” shkroi Rafuna.