75 Mall Live Search
10:43 / E Shtunë, 02 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Ribashkimi i Neymar me Messin nuk do të ndodh, trajneri i Inter Miamit ia mbyll derën brazilianit

Muajt e fundit ka pasur zëra se Neymar do të ribashkohet me Lionel Messin, duke u transferuar te Inter Miami.

Braziliani i cili tashmë është kthyer nga lëndimi, nuk mund të luaj në ndeshjet e kampionatit arab me Al Hilal, pasi nuk është në listën e skuadrës, por vetëm në ndeshjet e Ligën e Kampionëve të Azisë, shkruan IndeksOnline.

Por gjatë konferencës së fundit të trajnerit të Inter Miamit, Tata Martino, ai tha se Neymar nuk do të transferohet te klubi i tij, e këtë e arsyeton me rregulloret e MLS-së

“Është thjesht të hedhësh emra në ajër për hir të hedhjes së emrave në ajër. Nuk mund të flasim kaq lehtë dhe lirshëm për futbollistët që mund të vijnë ose nuk mund të vijnë, më duket se kur flasim për këtë kemi nevojë për një lloj tjetër mbështetje. Nuk mund të flasim dhe të përmendim një lojtar vetëm sepse ka blerë një shtëpi apo është fejuar me një vajzë në Fort Lauderdale, kjo do të ishte absurde. Fillimisht duhet të analizojmë se çfarë ka për të ofruar liga dhe nëse është realisht e mundur, mbi këtë bazë sot është e pamundur, ndaj nuk ka më vazhdimësi në bisedë ”, tha ai përpara se të jepte disa justifikime.

“Tani që Leo Messi dhe të gjithë të tjerët janë këtu, gjithçka mund të ndodhë. Ajo që nuk mund ta imagjinoj është se nëse liga nuk e bën çështjen e pagave më fleksibël, si do të zbatohet kjo? Sepse ta shkruash apo ta thuash në media është mirë por asgjë nuk ndodh, nuk ka pasoja. Askush nuk e shpjegon zbatimin. Dhe realiteti është se arsyeja që MLS e ka këtë problem është se rregullat janë të rrepta dhe nuk mund të shkelen nëse MLS nuk vendos t’i ndryshojë ato.”, deklaroi Martino./IndeksOnline/