Java e tetë/ Sot dy ndeshje interesante në Superligën e Basketbollit

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në basketbollin kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e tetë të Superligës, shkruan IndeksOnline.
Nga ora 17:00, Sigal Prishtina do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin.
Bardhekaltrit kanë katër fitore e tri humbje, kurse prizrenasit dy fitore e pesë humbje.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është mes Golden Eagle Yllit dhe Borës.
Therandasit kanë katër fitore e tri humbje, ndërsa prishtinasit një fitore e gjashtë humbje.
Kjo përballje nis nga ora 19:00./IndeksOnline/
