Godet Kim Kardashian, vendos gjerdanin e Princeshës Diana

Në Los Anxhelos u mbajt mbrëmja e 13-të humanitare LACMA Art + Film, ku morën pjesë shumë figura të njohura.
Kim Kardashian, Blake Lively, Emily Ratajkowski dhe shumë yje të tjerë kaluan në tapetin e kuq. Sponsori kryesor i eventit ishte Gucci, ndaj zonjat e famshme kryesisht kishin veshur rrobat e tyre interesante, transmeton Indeksonline.
Kim Kardashian i ka gëzuar të gjithë të pranishmit me një fustan të bardhë të ngushtë me dekolte që i nxirrte në pah figurën, ndërsa mbi krahë kishte veshur një pallto të gjatë ngjyrë kremi.
Ajo e kompletoi look-un me gjerdan me perla dhe një gjerdan kryq, të cilin, sipas Daily Mail, e kishte veshur Princesha Diana në një event gala bamirësie në vitin 1987. Kim e bleu atë në një ankand për rreth 180,000 euro./Indeksonline/
