75 Mall Live Search
12:19 / E Hënë, 04 Nëntor 2024 / AR

David dhe Victoria Beckham po shijojnë jetën e ëndrrave

David dhe Victoria Beckham shijuan së bashku një kohë në jahtin luksoz gjatë pushimeve të tyre në Miami.

Fotografët e kapën çiftin e famshëm teksa merrnin rreze dielli, bisedonin dhe lexonin, transmeton Indeksonline.

Çifti dukej krejtësisht i relaksuar, duke u kënaqur në jaht në prani të ekuipazhit.

Në fillim të këtij muaji, “The Sun” raportoi se David dhe Victoria blenë një rezidencë të re në Miami. Për atë pronë me pamje nga laguna e Gjirit Biscayne, me një pishinë 38 metra të gjatë, një kuzhinë për kuzhinierë profesionistë dhe një kinema, dhe nëntë dhoma gjumi, ata ndanë 55.6 milionë paund, që është pak më shumë se 66 milionë euro.

Një burim tha: “David dhe Victoria janë të pasur, por blerja e një shtëpie prej 55.6 milionë funtesh në para është mbresëlënëse. Ata e duan rezidencën dhe duan të kalojnë sa më shumë kohë atje. Është shtëpia e tyre e ëndrrave.”/Indeksonline/